Çmimet në meraktën e Rusit në qytetin e Shkodrës, kanë pësuar një rritje të ndjeshme tani në prag të festave të fundvitit. Një gjë të tillë e pohojnë vetë qytetarët të cilët thonë se prodhimet ushqimore gjatë ditëve të fundit po tregtohen më shtrenjtë se asnjëherë më pare.

Më e vështirë një situatë e tillë është për pensionistët të cilët thonë se e kanë të problem t’i përballojnë çmimet me të cilat tregtohen frutat dhe perimet.

Në prag të festave të fundvitit ku çmimet tashmë janë rritur pothuajse kudo, për qytetarët nuk është aspak e lehtë pasi të ardhurat që kanë janë të pakta në krahasim me shpezimet.

Artikulli paraprakPARKIMET E GABUARA “ARMIKU” I ZJARRËFIKËSVE
Artikulli tjetërNXËNËSIT MBJELLIN FIDANË NË URËN E MESIT