Rreth 2 vite më parë do të përfundonte rikosntruksioni I rrugës që lidh 2 lagje të rëndësishmë të qytetit Ajasmën dhe Tepen. Rreth 680 metër rrugë iu nënshtruan një projekti rikonstruksioni me vlerë 140 milion lekë të vjetra me qëllim lehtësimin e qarkullimit të banorëve të zonës. Por sot, situata paraqitet ndryshe. Qytetarë të papërgjegjshëm vijojnë të dëmtojnë këtë investim duke e degraduar atë çdo ditë. Depozitimi i mbetjeve urbane dhe inerte ka bërë që zona t’I ngjajë më shumë një landfill-I sesa një rrugë dytësore në një zonë tejet të banuar.

Edhe pse në perifieri të qytetit, institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa për ndëshkimin e shtetasve të papërgjegjshëm të cilët ndotin pronën publike. Porn ë këtë zonë nuk mungojnë as rastet e dëmtimit të rrjetit elektrik, ku pasi u bë ndriçimi, tashmë kabolli I shpërndarjes së energjisë është vjedhur ndërsa janë dëmtuar edhe shtyllat. Para një situate të tillë ku investimet kryhen nga taksat e vetë qytetarëve shkodranë, nuk duhet lejuar dëmtimi në mënyrë të përsëritur. Pas kameras, banorë të zonës kërkojnë që bashkia dhe policia të marrin masa sa më parë për ndëshkimin e personave përgjegjës dhe pastrimin e zonës nga inertet.

Artikulli paraprakMURIQAN, BIE FLUKSI I LËVIZJES PAS FESTAVE
Artikulli tjetërKËRKESAT E SINDIKATËS SË SHËNDETËSISË