Edhe 29 nëntori e ka gjetur qytetin e Shkodrës pa atmosferë apo organizime qoftë edhe nga ana e qytetarëve për të kaluar ndryshe festën e Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit. Ndryshe nga pak vite më parë, janë të pakta ata familje të cilat I janë përshtatur festës duke vendosur simbolin kombëtar, flamurin, në dritaret apo ballkonet e banesave të tyre.
Këtë indiferencë ndaj dy festave shumë të rëndësishme disa qytetarë e lidhin me situatën në të cilën ndodhet vendi, problemet sociale dhe ekonomike që I shkëpusin ato nga ndjenjat e atdhetarizmit.
Edhe një ditë më parë, Star Plus trajtoi mungesën e atmosferës dhe organizimin e vakët të aktiviteteve në kuadër të 28-29 nëntorit nga pushteti vendor. Të shumtë ishin ata qytetarë të cilët I bënë vërenjtje bashkisë Shkodër për organizimin aspak dinjitoz të aktiviteteve të cilat nuk përcollën emocion tek qytetarët shkodranë.