Gazi është bërë pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve po aq sa dhe i rrezikshem për jetën e tyre.

Ndërkohë duke iu referuar dhe rastit të dy ditëve më pare, ku si pasojë e shpërthimit të valvulës së sigurisë të impiantit të gazit, në një pikë karburanti në afërsi të stacionit të trenit,

mbeti i lënduar në fytyrë një person, i cili në ato momente po kryente mbushjen e një bombule gazi për përdorim shtëpie.

Megjithatë qytetarët shkodranë nuk hezitojnë të shprehin frikën ndaj një shpërthimi të mundshëm edhe në shtëpitë e tyre.

Shpesh herë kemi dëgjuar raste ku gazi ka sjellë lëndime jo vetëm tek njerëzit por dhe dëme në banesa kjo për shkak të pakujdesisë edhe të individit por dhe nga bombulat e vjetra që si rregull nuk duhet të tregtohen.

 

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET 80- VJETORI I AKTORIT VIKTOR BRUCETI
Artikulli tjetërMALI I ZI, GARDH NË KUFIRIN ME SHQIPËRINË?