Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Lezhë, duke ngjallur frikë te banorët. Sipas IGJEUM, lëkundja ishte e forcës 4.5 ballë, me thellësi 20 kilometra dhe me epiqendër 16 kilometra në verilindje të Shëngjinit. Lëkundjet u regjistruan në orën 22:13 me kohen lokale, ndërsa u ndjenë edhe në zonat përreth Lezhës e deri në Tiranë.