Zvarritja e seancave gjyqësore në gjykatën e Shkodrës është kthyer në një shqetësim për dhjetra qytetarë të cilët sorollaten teksa gjyqet për të afërmit e tyre shtyhen shpesh herë pas asnjë shkak por siç deklarojnë qytetarët vetëm për interesa ekonomik.

Një gjyq shprehen qytetarët shkon deri në disa vite ndërsa vijnë edhe nga zona të thella por pa arritur që të marrin të drejtën e tyre. Një ditë më parë kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ngriti këtë problem duke shprehur shqetësimin e saj për procedurat e gjata në dyert e gjykatave, shtyrjen e gjyqeve por edhe moszbatimin e urdhërave të mbrojtjes. Kjo është vetëm maja e ajsbergut sepse në shumë raste gjyqet shtyhen pa asnjë shkak por vetëm për interesa ekonomik të avokatëve, shkaqe që i pranon më pas edhe gjykata. Kjo problematikë u konstatua edhe nga vetë kryetari i gjykatës së shkallës së parë Arben Zefi gjatë një takimi të organizuar nga USAID duke thënë edhe pretendimet për shtyrjen e gjyqeve. Që nga ai takim dhe deri më sot asgjë nuk ndryshuar ndërsa qytetarët vijojnë të sorollaten deri në disa vite për qoftë edhe për gjyq të thjeshtë.

Artikulli paraprakPREFEKTI: FIRMAT NUK MIRËMBAJNË RRUGËT
Artikulli tjetërM.MADHE, NIS ASFALTIMI NË KALDRUN