Kur na ndajnë një javë nga zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkinë Shkodër, qytetarët shkodranë kanë ngritur një problematikë për mungesën e mirembajtjes së hapësirave të gjelbëra, por edhe krijimin e më shumë hapësirave të tilla pranë zonave të banuara. Ata kërkojnë nga kandidatët për kryetar bashkie që të përfshijnë në programin e tyre ndërtimin e lulishteve që t’I shërbejnë fëmijëve por edhe moshave të treta.
Ndërkohë, një tjetër problem për ta është edhe mungesa e banjove publike.
Përveç shumë problematikave me të cilat përballen qytetarët shkodranë si shkak I mungesës së investimeve, në lulishtet e krijuara në Shkodër jo në pak raste mungon edhe mirëmbajtja, duke krijuar një tejtër pakënaqësi tek qytetarët.