Çmimi i karburanteve ne vendin tone vazhdon te jete ne shifra te larta duke njohur ulje aspak te konsiderueshme. Drejtuesit e mjeteve ne qytetin e Shkodrës vazhdojnë te ankohen si pasoje kostos se madhe qe sjell lëvizja me automjete duke renduar se tepërmi xhepat e tyre.
Mjaft prej shofereve ne metropolin verior nënvizojnë se rënia e çmimit është tejet e papërfillshme. Gjate një inspektimi te thjeshte me kamerën tone paraditen e kësaj te diele ne disa pika karburantesh, situata ka ndryshuar shume pak ne krahasim me disa muaj me pare. Drejtuesit e këtyre pikave informojnë se çmimi ka rene vetëm 50 leke ne një muaj e gjysem. Aktualisht çmimi i naftës është 165 leke për litër ndërsa benzina tregtohet me 167 leke për litër.Nga ana tjetër Cilësia e duhur e karburanteve, ofruar ndaj qytetarëve shqiptarë, ishte premtuar se do të kthehet edhe në një angazhim qeveritar. Një fakt të tillë u la të kuptohej nga vetë kryeministri Edi Rama, ku ka premtuar edhe investime në laboratorin e tij teknologjik.