Një nga problemet më të shpeshta të qytetarëve vazhdon të mbetet qarkullimi i individëve me motorë në pedonalen e Molos si dhe tek Ura e Bunës në qytetin e Shkodrës. Situata më problematike me qarkullimin e motorëve paraqitet gjatë orëve të pasdites ku ka fluks më të lartë të lëvizjeve. Ndaj qytetarët shkodran shprehen se jo në pak raste rrezikohen nga drejtuesit e motorëve.
Qytetarët kërkojnë që të merren masa nga institucionet përgjegjëse për të ndaluar mjetet motorike në këtë zonë.
Pedonalja e Molos vazhdon të mbetet ndër më të preferuarat nga qytetarët shkodranë për të kaluar orët e tyre të relaksit gjatë ditës. Nje problem I tillë është prezent prej kohësh. Institucionet përgjegjëse vazhdojnë të mos gjejnë asnjë zgjidhje.