Bombolat e gazit nuk janë shkaktare të provokimit të zjarrëve në shtëpitë tona, por eshte pakujdesia që tregojnë konsumatorët gjatë përdorimit të tyre.

Kështu shprehet inspektori i parandalimit pranë repartit të shërbimit zjarrfikës në qytetin e Shkodrës Gazmend Mucmeraj i cili tregon se nga inspektimet e kryera shumica e bombolave kanë rezultuar të kolauduara, ndërsa bombolat e teknologjive të vjetra janë hequr nga qarkullimin

Ndërkohë sipas Mucmeraj reparti i shërbimit zjarrfikës në Shkodër në bazë të planit vjetor që ka , e ka për detyrim që të inspektojë kopshte, shkolla , cerdhe e karburante për të parë nëse këto shërbime dhe institucione janë të pajisur me projekte mbrojtëse kundër zjarrit

Nga ana tjetër Mucmeraj këshillon qytetarët të kenë kujdes gjatë kohës që rimbushin këto bombola dhe kur i montojnë ato. Gjithnjë sipas specialistëve nevojitet një kontroll i rreptë jo vetëm për gjendjej e bombolave, por edhe cilësinë e gazit që përdoret për gatim dhe për transport.

Ata thonë se është emergjente edhe nevoja e edukimit të popullatës për përdorimin e gazit, produkt i cili ndonëse ka hyrë vonë në Shqipëri po përdoret masivisht edhe për shkak të leverdisë ekonomike.

Artikulli paraprakSHKODËR, “PËRFSHRIJA E TË RINJVE NË POLITIKË”
Artikulli tjetërSHKODËR, INERTET PËRGJATË KIRIT AKOMA PA ZGJIDHJE