Prej disa ditësh në qytetin e Shkodrës koshat e mbeturinave nuk pastrohen. Situata alarmante sa i takon pastrimit të koshave të mbeturinave është kthyer në një problem shqetësues për qytetarët. Sipas tyre kjo situatë jo vetëm që po dëmton imazhin e qytetit por dhe po largon turistët.
Prej ditësh firma e cila ka qënë përgjegjëse për pastrimin e koshave të mbeturinave nuk ka bërë pastrimin e tyre. Situata e krijuar jo vetëm që është e papranueshme por gjithashtu paraqet rrezik serioz për shëndetin publik.