Zyra e shërbimit për klientin të Operatorit të Shpërndarjes kanë qenë të mbipopulluara nga dhjetra qytetarë të cilët kanë bërë ankimime për mbifaturime.
Shumë prej tyre shprehen se matësat nuk lexohen nga shkruesit ndërsa janë mbifaturuar. Zyrat e shërbimit për klientin të OSHEE kanë qëndruar plot me persona të cilët kanë ankimuar si shkak i mbifaturimeve duke krijuar kështu radhë të gjata dhe duke u detyruar që të qëndrojnë aty për disa orë me radhë.