Një pjesë e qytetarëve shkodran të cilët janë përdorues të biçikletave ende nuk janë ndërgjegjësuar që të ecin në korsinë e dedikuar për ta. Nga vëzhgimi i bërë nga Star Plus, në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës vihen re qytetarë të cilët lëvizin paralelisht me korsitë e biçikletave, duke u bëre shkak për aksidente.

Edhe pse në qytetin e Shkodrës është rritur infrastruktura e përdoruesve të biçikletave duke bërë korsi të dedikuara, shumë qytetatarë tregohen të pakujdesshëm duke vazhduar lëvizjen e tyre në korsitë e makinave. Mos rrespektimi i korsive nga përdoruesit e biçikletave, është ktheyr në një shqetësim edhe për drejtuesit e automjeve, pasi mund të kthehen në burim aksidentesh.

Një fenomen I tillë vihet re kudo në rrugët kryesore të qytetit, ndaj përdoruesit e biçikletave duhet të ndërgjegjësohen duke shfrytëzuar korsitë dedikuar atyre, që të jenë më të sigurt ndërsa lëvizin drejt destinacionit të tyre.

Artikulli paraprakJAVA SPORTIVE E BALLKANIT PERËNDIMOR
Artikulli tjetërPAS RAMËS, ERDOGAN TAKON EDHE VUÇIÇIN