Merkata e Rusit, një nga tregjet më të populluara në Shkodër vijon të vuajë nga mungesa e institucioneve. Bashkia Shkodër, në fillim të këtij viti lajmëroi se kishin përfunduar konsultimet fillestare për rehabilitimin e kësaj merkate, por deri më tani, ende asnjë plan nuk është zbatuar. Për të mbrojtur produktet nga kushtet atmosferike, tregtarët kanë mbuluar tezgat me çdo gjë të mundur. Ndërkohë qytetarët kërkojnë që institucionet t’I shërbejnë interesave të tyre.

Rreth dy muaj më parë, bashkia Shkodër vuri në dispozicion të tregtarëve ambulant një hapësirë të tregut e cila ishte e papërdorur. Këto tezga, pa asnjë dallim nga të tjerat janë të pamjaftueshme për tregtarët, ndërkohë që kushtet që ofrohen nuk e lehtësojnë punën e tregtarëve aty. Pas premtimeve të shumta, nevoja që bashkia Shkodër të ndërhyjë seriozisht për përmirësimin e infrastrukturës në këtë treg është e menjëhershme, pasi situata bëhet më e vështirë në sezonin e reshjeve.

Artikulli paraprakHOT I RI – POSTRIBË, RRUGA E “AKSIDENTEVE”
Artikulli tjetërNIS CENSUSI EDHE NË QARKUN E LEZHËS