Qytetarët kanë besim të ulët për tri gjykatat në Shkodër, atë të rrethit, të apelit dhe gjykatën administrative. Në një kohë kur Vettingu është në kulmin e tij dhe një pjesë e madhe e krerëve të gjykatave janë shkarkuar, këto rezultate vijnë pas pyetësorëve që ka realizuar organizata “People in Focus” e cila në përfundim bëri edhe një raport monitorimi.
Drejtorja ekzekutive Armelia Barçi e “People in Focus” tregoi për problematikat në tri gjykatat e Shkodrës që kanë të bëjnë edhe me mungesën e informacionit
Një prej konsulentëve të organizatës “People in Focus” Alket Bllaci tregoi për metodologjinë e përdorur teksa tha ka edhe risi në pyetësorët e realizuar me qytetarët që kërkojnë shërbime në dyert e gjykatave të Shkodrës
Në fund të raportit të monitorimit të bërë nga organizata “People in Focus” në tri gjykatat e Shkodrës janë lënë disa rekomandime për të përmirësuar dhënien e informacionit dhe shfaqjen në këndet informative, përmirësimin e faqes të internetit, emaileve, shërbimin telefonik por edhe disa pika të tjera të rëndësishme.