Efekti i barnave me rimbursim ne disa raste nuk është ai i duhuri dhe i pritshmi.Pensionistet ne Shkoder shprehen skeptike për cilësine e barnave te rimborueshme dhe numrin e madh te shume ilaçeve qe nuk hyjnë ne listën e përfitimit.Argumentet që japin të moshuarit janë mosmarrja e këtyre ilaçeve për shkak se nuk i gjejnë më nga farmacitë dhe pagesa për blerjen e medikamenteve që shkon më shumë se pensioni i tyre.

Qytetaret ankohen edhe për cilësinë e dobët të barnave me rimbursim që u ofrohen falas nga shteti.Janë disa kategori që përfitojnë nga barnat e rimbursueshme. Sipas vendimit të qeverisë barnat e listës së rimbursuar janë falas për fëmijët 0-12 muajsh. Rimbursim (80-100%) marrin edhe invalidët dhe pensionistët, që janë dhe 2 kategoritë të cilat përfitojnë më shumë nga ky vendim . Përfitojnë barna falas edhe të verbrit dhe jetimet. Të gjitha barnat janë falas për veteranët me sëmundje kronike dhe invalidët e luftës.

Artikulli paraprakINFRASTRUKTURA RRUGORE, AHMET OMI MBLEDH INSTITUCIONET
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK, GUSHTI SJELL PASOJA NË QARKULLIM