Qytetaret shkodrane shprehen te shqetësuar nga shifrat stratosferike te karburanteve ne Shkodër. Raporti I “Fuel Prices Europe” që tregon çmimin e naftës për 56 vende, vendi ynë qëndron në dhjetëshen e parë ku 1 litër shitet me 1.3 euro.Aktualisht çmimi I naftës varion nga 175-176 leke/liter ndërsa benzina shitet me 178 leke.Sipas drejtuesve te mjeteve përveç çmimit alarmant sasia dhe cilësia qe ofrohet ne Shqipëri është larg standarteve europiane.

Shqipëria radhitet e 9-a në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës në raportin e “Fuel Prices Europe”. Në shtetin tonë fqinj Maqedoninë çmimi i naftës shitet me 1 euro pra me 140 lek ose 45 lek më pak se në Shqipëri . Nëse një krahasim të çmimit me të cilin shitet nafta në karburantet shqiptare me atë të vendeve të tjera të zhvilluara në botë, vërehet se diferenca është shumë e vogël. Vendi ynë renditet shumë pranë Danimarkës dhe Zvicrës të cilat kanë një ekonomi shumë herë më të lartë për frymë.

Artikulli paraprakLIBI, MBYTET NJË ANIJE EMIGRANTËSH, TË PAKTËN 40 TË VDEKUR
Artikulli tjetërTRAFIKU BLLOKON HYRJEN E SHKODRËS