Qytetarë të shumtë u mblodhën para Kryeministrisë, duke protestuar kundër propozimit francez. Ata janë futur në oborrin e Kryeministrisë, pavarësisht, mbrojtëseve metalike dhe tentimit të policisë për t’i ndalur.

Protestuesit kanë deklaruar se nuk pranojnë ultimatume. “Ultimatum? -Jo, faliminderit”. Disa nga protestuesit mbanin të veshura edhe maska, ku i shiheshin vetëm sytë.

Pas mbarimit të protestës para qeverisë, qytetarët në vend që të shpërndaheshin, ata iu drejtuan parlamentit. Protestuesit i rrëzuan mbrojtëset metalike, ndërsa në drejtim të kordonit të njësitit special afër dyerve të parlamentin, protestuesit gjuajtën me sende të ndryshme.

Nesër kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë protesta të tjera.

Artikulli paraprakSI U PAGUAN BURRAT DHE GRATË NË 2021, KA VETËM NJË PROFESION KU FEMRAT IA KALOJNË MESHKUJVE ME PAGËN
Artikulli tjetërBAROMETRI: SHQIPTARËT MË TË SHQETËSUARIT NË RAJON PËR ÇMIMET, 92% I KONSIDEROJNË TË LARTA