Me rënien e temperaturave, qytetarët shkodran kanë zgjedhur metoda të ndryshme për tu ngrohur. Qytetarët tregojnë se këtë dimër kanë zgjedhur të ngrohen me energji elektrike apo me gaz si një metodë më pak e kushtueshme, pasi nuk kanë mundësi ekonomike të sigurojnë dru zjarri për tu ngrohur.

Ndërkohë sipas qytetarëve ngrohja me dru zjarri është edhe më e kushtueshme, ndaj pothuajse nuk I përdorin fare. Ata thonë se çmimet e drurit kanë pësuar një rritje të vazhdueshme.

Një metër kub dru zjarri kushton 70 mijë lek, shumë e cila kryesisht për pensionistët është tejet e vështirë për tu përballuar në krahasim me të ardhurat e ulta që kanë.

Artikulli paraprakANA TISI DHURON LIBRA PËR BIBLIOTEKËN
Artikulli tjetërURA E VRAKËS MBULOHET NGA MBETJET