Me rënien e temperaturave, qytetarët shkodranë janë gjendur përballë vështirësisë për të siguruar drurët për zjarr apo për të paguar faturat e energjisë elektrike. Të pyetur nga Star Plus qytetarët tregojnë se kanë zgjedhur kryesisht të përdorin drunjtë e zjarrit, pasi ngrohja me energji elektrike është më e kushtueshme për ta.

Ata kërkojnë që institucionet të marrin masa për kontrollin e subjekteve që tregtojnë drutë e zjarrit.

Ndërkohë, një nga qytetarët tregon se ngrohja me energji elektrike ka qenë zgjidhje për të duke marrë parasysh çmimin e lartë të drunjve të zjarrit për metër kub.

1m3 u drunjve të ajrrit tregtohet duke filluar nga 6 mijë lekë të reja, çmime këto të papërballueshme për shumë nga familjet shkodrane.

Artikulli paraprakMIRDITË, SELITA ME POTENCIAL TURISTIK
Artikulli tjetër“DITA E MESDHEUT”, KONCERT I “THE DOOR”