Duke iu referuar ngjarjes së tmerrshme në Velipojë ku humbën jetën 4 persona, babai me tre fëmijët, ku si shkak mendohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i automjetit që drejtohej nga viktima Edmond Preka, qytetarët shkodranë përveçse të prekur nga ngjarja në fjalë theksuan si gabim të shumë aksidenteve mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë qytetarët fajësojnë edhe institucionet e autoshkollave për moskryerje korrekte të detyrave që u takon
Numri i aksidenteve po rritet ndjeshëm jo vetëm për shkak të thyerjes së rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve por edhe pse shpesh herë në rrugë mungon sinjalistika dhe ndicimi .