Qytetarë të shumtë kanë pritur sot me orë të tëra nëpër stacionet e autobuzëve duke mos qënë në dijeni të faktit se ky shërbim është pezulluar që nga dita e enjte.
Disa kanë vonuar që të mbërrijnë në destinacion ndërsa shumëkush nuk arriti që të kryente punë.Gjatë një vëzhgim që bëri “Star Plus” vërehet që disa stacione ishin të boshatisur, ndërsa disa nga mungesëa e informacionit presin aty me orë të tëra. Shërbimi transportit urban në qytetin e Shkodrës është paralizuar që nga dita e enjte dhe qytetarët nuk mund ta marrin këtë shërbim deri në një ditë akoma të pacaktuar për shkak të mosmarrëvëshjes mes bashkisë së Shkodrës dhe shoqërisë aksionere.