Qentë e rrugës të cilët gjenden në oborrin e spitalit rajonal të shkodrës janë kthyer në problem të vazhdueshëm për qytetarët të cilët duhet të marrin shërbime në këtë institucion.
Star plus bëri një vëzhgim nga ku rezulton se vetëm në oborrin e pasëm të urgjenës së spitalit gjenden disa qen të cilët sipas qytetarëve natën kthehen në një shqetësim më të madh. Sipas tyre prania e qenve dhe rrezikshmëria që kanë nuk është aspak normale.
Sipas qytetarëve përgjegjësinë për të mbajtur sa më larg spitalit qentë e rrugës e kanë institucionet përkatëse.
Situata është më problematike gjatë orareve të mbrëmjes, ku qentë lëvizin më shumë në oborrin e spitalit duke rrezikuar vazhdimisht pacientët ose familjarët e tyre. Pavarësisht kësaj situate aspak normale në një institucion shëndetësor, institucionet përgjegjëse nuk kanëmarrë asnj masë për largimin e këtyre qenve nga oborri i spitalit rajonal të shkodrës.