“Pilafi s’mban më ujë”! Mbi këtë slogan është thirrur nga shoqëria civile protesta për rritjen e çmimeve. Protesta e paralajmëruar në orën 18:00 ka nisur në sheshin “Skënderbej” e nga aty, qytetarë kanë marshuar për te Kryeministria.

Me pankarta në duar qytetarët janë mbledhur duke kërkuar masa nga qeveria.

Mësohet se protestues të shumtë janë mbledhur në shesh për të kërkuar masa për rritjen e çmimeve që sipas tyre janë të papërballueshme.

“Rënie dramatike në kursim dhe konsum. Një popull që nuk mund të kursejë as konsumojë është një popull që jo vetëm i është vënë në dyshim e ardhmja, por edhe ekzistenca”, tha një nga folësit.

“Ju jeni milionera me vila dhe makina, s’paguaj më për ju as unë dhe as familja”, kanë thirrur njëzëri protestuesit.

Qytetar 1: Duhet të ngrihet gjithë populli për ta hequr qafe këtë qeveri që na mori në qafë. Jam këtu për të protestuar për çmimin e karburantit, të ushqimeve dhe të tëra. Kam punuar në nëntokë, marr 180 mijë lekë. Po kërkojmë të drejtat tona. Popullin e morën në qafë.

Qytetar 2: Të ulet çmimi i karburantit se nuk po mundemi të shkojmë në punë. Jemi shumë më dobët se para 2 viteve. Kërkojmë të ulet çmimi i karburantit, të shkojmë në punë, të hamë bukë. Me çfarë do hamë, me këto çmime.

Qytetare 3: Ne po fillojmë të organizohemi sërish. Situata është e rënduar, ka rritje të çmimeve të shportës së ushqimeve, të ardhurat të njëjta.

Artikulli paraprakNDRYSHIME NË QEVERI, KUSH ËSHTË MJEKJA QË MERR POSTIN E RËNDËSISHËM NË MINISTRINË E SHËNDETËSISË
Artikulli tjetërRAMA NGA KIEVI: HEZITOJA TË VIJA. MUNDËSIA E VENDIT TIM PËR TË NDRYSHUAR FATIN E LUFTËS NUK MJAFTON