Fluksi i turistëve të huaj por edhe shtetasve kosovar dhe pushuesit shqiptar ka bërë që radha në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit të shkojë deri në rreth 5 kilometër
Janë vetë drejtuesit e mjeteve të cilët kanë kaluar gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit që lidh Shkodrën me Malin e Zi të cilët kanë dërguar këtë video në redaksinë e Star Plus duke treguar radhën e gjatë të mjteve.
Siç shihet kjo video është regjistruar në ecje e sipër nga një drejtues mjeti që është futur nga Mali i Zi në Shqipëri
Radhët kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit gjatë sezonit të verës janë përsëritur shpesh kjo si shkak i fluksit të madh të mjeteve, makinave të vogla dhe autobuzëve pjesë e agjencive turistike.
Kontrollet nga ana e policisë kufitare në doganën e Muriqanit janë të rrepta si nga policia shqiptare por edhe nga ajo malazeze për shkak se shpesh herë individë apo grupe të ndryshme tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, armë apo edhe qënie njerëzore.
Bashkë me fluksin e mjeteve edhe kontrollet e rrepta ndikojnë tek radhët e mjeteve në pikën kufitare të Muriqanit si dhe pritja shpesh herë e gjatë. Deri në fund të gushtit pritet që kjo situatë të mos ndryshojë në doganën e Muriqanit.