Vendimi i qeverise ku Qytetarët e regjistruar si të papunë nuk pranojnë ofertën për të cilën ka ndërmjetësuar zyra e punës, do të hiqen automatikisht nga lista e ndihmës ekonomike nuk është pritur mire nga mjaft persona te kësaj skeme ne shkoder.

Mjaft qytetare te papune shprehen se puna qe ofrohet shpesh here nuk I pergjigjet aftesise se individit i cili mund te jete I duhur tek nje tjeter dikaster pune. Ministria e Mirëqënies Sociale ka marrë këtë vendim drastik pasi shumë qytetarë nëpërmjet regjistrimit si të papunë përfitojnë ndihmë ekonomike dhe në anën tjetër punojnë të pasiguar ndersa qytetaret e quajne te turpshme Shumen e nidhmes ekonomike e cila nuk e kalon shifren 5 mije leke te re.Nga ana tjeter Ministri Klosi ka evidentuar edhe një herë raportin e zhdrejtë mes ofertave të bizneseve dhe numrit të punëkërkuesve, duke vënë në pikëpyetje efiçencën e zyrave të punës.

Artikulli paraprakRRUGET DYTËSORE, MBYLLEN PUNIMET NË RRUGEN “LUDOVIK SARAÇI
Artikulli tjetërAMBASADORI AUSTRIAK: E DUAM SHQIPËRINË NË BE