Pas firmosjes së dekretit nga presidenti i vendit Ilir Meta, për shtyrjen e datës së zgjedhjeve e cila ishte parashikuar me 30 qershor kanë reagur edhe qytetarët shkodranë. Sipas tyre, një vendim I tillë duhej marrë më parë duke u bazuar edhe në situatën e tensionuar politike gjatë 3 muajve të fundit, ndërsa ka edhe të tjerë të cilët nuk e përkrahin këtë vendim.
Ndërkohë, këta qytetarë thonë se nuk do të votonin as në një datë të dytë të caktuar për zgjedhjet vendore nëse situata politike nuk përmirësohet.
Pavarësisht se nuk ka akoma një datë të caktuar për të zhvilluar zgjedhjet vendore, situata e tensionuar politike ka krijuar dyshime mbi përkrahjen politike të disa qytetarëve shkodranë.