Për shumë qytetarë këtë vit pushimet janë një luks i papërballueshëm në një situatë kur çmimet vijojnë të rriten. Të pyetur nga Star Plus pjesa më e madhe e qytetarëve të Shkodrës shprehen se këtë vit nuk do të bëjnë pushime.
Dëshira për të bërë pushime është e madhe shprehen qytetarët por mundësit financiare janë të vogla.
Sipas reportit të publikuar nga Barometri i Ballkanit për vitin 2022, 60% e shqipëtarëve kanë pohuar se nuk mund të përballojnë një javë pushime në vit, përqindje kjo më e larta në Rajon.