Protesta e zhvilluar një ditë më parë nga opozita e bashkuar në Tiranë është komentuar nga qytetarët Shkodranë.
Të pyetur për Star Plus një pjesë qytetarëve i cilësojnë si të pranueshmë aktet e dhunës sepse kjo sipas tyre është mënyra më e mirë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë
Ndërkohë një pjesë tjetër e tyre kanë dënuar aktet e dhunës dhe thonë se nuk kanë shpresë tek opozita
Dhjetra mijëra qytetarë nga mbarë Shqipëria janë bashkuar në protestën e ftuar nga opozita, e cila kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Protesta nisi në mënyrë të qetë, por pas fjalimit të liderit historik Sali Berisha situata doli jashtë kontrollit ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë