Sot është dita ndërkombëtare e parqeve. Qytetarët e Shkodrës shprehen të zhgënjyer nga mungesa e parqeve në pjesën më të madhe të qytetit.
Për biologen Aurora Piroviq qyteti i Shkodrës ka nevojë për shtimin e parqeve për qytetarët si dhe krijimin e hapësirave edhe për kafshë.
Ambjentalisti Midush Shabaj thekson se Shkodra ka shumë territore të cilat mund të kthehen në parqe por që kanë nevojë për ndërhyrje.
Dita ndërkombëtare e parqeve ka si qëllim ndërgjegjësimin për shtimin e parqeve dhe zonave të mbrojtura si dhe rolin që kanë parqet për shëndetin e njeriut.