Kanali i hapur në pedonalen e qytetit të Shkodrës disa muaj më parë, është kthyer në një shqetësim për kalimtarët vendas dhe turistët e huaj. Ata thonë se ndihen të rrezikuar, pasi ka patur raste kur janë dëmtuar ndërsa lëvizin në këmb apo edhe me biçikleta për shkak të punimeve të lëna përgjysëm….

Pamja që të ofrohet në pedonalen e qytetit të Shkodrës nuk është aspak e këndshme për qytetarët me këtë kanal që vijon të jetë i hapur, por edhe për turistët të cilët zgjedhin të vizitojnë Shkodrën. Një situatë e tillë vijon prej kohësh, pavarësisht ankesave të qytetarëve intsitucionet përgjegjëse deri më tani nuk kanë marrë asnjë masë për të kthyer në gjendjen e mëparshme pedonalen e qytetit.

Artikulli paraprakREFUGJATËT, LEZHA SËRISH NË PROTESTË
Artikulli tjetërRESHJET RIKTHEJNË VËMENDJEN TEK URA E ZOGUT