Prej ditësh në të gjitha njësitë administrative kanë nisur që të bëhen aplikimet për skemën e re të ndihmës ekonomike.

Në një prej njësive më të mëdha të bashkisë Shkodër, njësia Rrethina specialistja e ndihmës ekonomike Aida Shaba fton ata qytetarë që kanë qenë në skemën e vjetër por edhe të tjerë që pretedojnë që të paraqiten për të aplikuar në çift. Specialistja e ndihmës ekonomike në Rrethina shprehet se qytetarët duhet të jenë më mirëkuptues gjatë intervistës që bëhet në momentin e aplikimit. Nga 470 aplikues në skemën e mëparshme në njësinë Rrethina, aktualisht kanë aplikuar vetëm 200 familje. Shkodra është futur në zonat pilot dhe në rastet kur banorët janë edhe pronarë të tokës kanë më shumë përparësi nëse paraqesin edhe çertefikatën e pronësisë dhe vërtetimin e të ardhurave që kanë. Ende nuk ka një datë të saktë se kur përfituesit e skemës së rë do të jenë në sistemin elektronik.

Artikulli paraprakBANORËT NGA DUKAGJINI NË SHKODËR PËR 2 MIJË LEKË
Artikulli tjetërSMAJLI: SHUMË PAK 6 MIJË PERSONA ME PAGË PAPUNËSIE