Çdo ditë, pacientë në spitalin e Shkodres apo edhe familjarë të tyre përballen me pagesa që në hyrje të spitalit. Janë qytetarët të cilët shprehen se kjo nuk është shëndetësia falas dhe se nuk është normale që të paguajnë sa herë parkojnë automjetet në oborrin e spitalit.
Sipas qytetarëve, ky sistem parkingu me pagesa ose duhet të hiqet, ose të paktën të përgjysmohet tarifa.

Hyrja edhe dalja brenda rrethimit të spitalit ka për qëllim sistemimin e automjeteve por duket se në këtë zonë vetëm rregull nuk ka, pasi janë drejtuesit e autmojeteve që I parkojnë makinat në të parën hapësirë të lirshme.

Pavarësisht se në shumë shtete të botës funksionon sistemi I parkingut me pagesë, në Shqipëri, tarifa prej 100 lekësh për çdo hyrje në spital është e lartë për aq kohë sa të ardhurat ekonomike për familje nuk njohin rritje prej kohësh.

Artikulli paraprakSHKODËR, MUNGON MIRËMBAJTJA E RRUGËVE KRYESORE
Artikulli tjetërSHKODËR, FESTAT IKIN NDËRSA DEKORI AKOMA