Qytetarët shkodran të cilët lëvizin me biçikleta në unazën perëndimore përballen çdo ditë me bllokimin e korsive dedikuar atyre. Përgjatë unazës vihen re automjete të parkuara në dy anët e rrugës. Ndërkohë edhe korsia e cila ka nisur të ndërtohet për përdoruesit e biçikletave është lënë përgjysëm. Përballë kësaj situate, qytetarët shkodran shprehen se ndihen të rrezikuar pasi detyrohen të lëvizin në mes të rrugës si shkak i korsive të bllokuara përgjatë pothuajse gjithë rrugës.

Qytetarët thonë se policia rrugore duhet të marrin masat e nevojshme për lirimin e korsive.

Bllokimi i korsive të biçikletave në qytetin e Shkodrës vijon të jetë një fenomen që nuk po gjen zgjidhje. Makinat e parakuara në korsi vënë në rrezik jetën e qytetarëve shkodran të cilët përdorin biçikletat, pasi duke lëvizur në mes të rrugës ata mund të bëhen shkak për aksidentet.

Artikulli paraprakSHKODËR, DREJTONTE AUTOMJETIN NË GJENDJE TË DEHUR, ARRESTOHET 38-VJEÇARI
Artikulli tjetërAMBJENTET E GJELBËRTA NË FOKUS TË BASHKISË LEZHË