Dezinfektimi nga insektet dhe bakteret i pedonales së Molos, pranë urës së vjetër të Bunës në Shkodër shihet si një veprim i domosdoshëm për qytetarët shkodranë.
Nisur nga fakti se gjatë verës zona në fjalë ka mbipopullim të lartë nga qytetarët të cilët i largohen zhurmës së qendrës së qytetit dhe preferojnë pedonalen për të kaluar disa orë, dezinfektimi nga insektet është tepër I domosdoshëm shprehen qytetarët
Sipas tyre ka vite që procesit të dezinfektimit nuk i është kushtuar rëndësi nga institucionet përgjegjëse , ndërsa bëjnë krahasimin me situatën e para disa viteve në Shkodër.
Shqetësimi i qytetarëve shkodranë nuk qëndron vetëm tek epidemitë që rrezikojnë të përhapen për shkak të mbeturinave të hedhura vend e pa vend apo derdhjes së ujërva të zeza në liqen.
Shqetësues për ta paraqitet fakti se një situatë e tillë po largon turistët e huaj të cilët kërkojnë të shijojnë bukuritë natyrore që ofron qyteti I shkodrës.