ÇDO DITË RRITET NUMRI I SHQIPTARËVE QË KËRKOJNË AZIL NË VENDET EUROPIANE. Kane qene keto pergjigjet e qytetareve shkodrane ne lidhje me numrin ne rritje te personave qe kerkojne azil ne vendet europiane e mbi te gjtiha ne shtetin gjerman. Pas Kosovës e cila dita ditës po humbet qytetaret e saj edhe Shqipëria mban vend fillestar ne listen e azilkerkuesve.
Per qytetaret arsyeja kryesore eshte ekonomia e dobet e per rrjedhoje mungesa e theksuar e vendeve te punës e mundesise se punësimit por nga ana tjetër edhe pasiguria. Ky fenomen po demton seriozisht lirine e levizjes se shtetasve shqiptare ne zonen shengen, pak kohe me pare Sekretari i Shtetit për Azilin e Emigracionin në Belgjikë, Theo Francken, deklaroi nga Shkodra se fluksi i madh i kërkesave për azil po vë në rrezik liberalizmin e vizave. Francken u shpreh se nga Shqipëria në Belgjikë ka mesatarisht 500 kërkesa nëmuaj dhe pjesa me e madhe e tyre jane nga Qarku i Shkodres. Nisur nga opinionet po njekohesisht nga te dhenat duket se zgjidhja e vetme per shqiptaret eshte largimi nga vendi ne kerkim te nje jete me te mire ne vendet europiane