Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin prej tre javësh ka bërë që termometri në Shkodër të arrijë deri në 40 gradë celcius. Këto temperature të larta kanë bërë që I nxehti të jetë I padurueshëm për shumë qytetarë.
Më të prekurit mbeten moshae tretë të cilët duhet të kenë më shumë kujdes gjatë lëvizjes në qytet. Të pyetur nga Star Plus se si po I përballojnë temperaturat e larta, qytetarët shprehen se përpiqen të qëndrojnë në hije.
Ka edhe nga ata të cilët e cilësojnë këtë verë si më të nxehtën që prej vitit ’85.
Ata tregojnë se për shkak të pensioneve të vogla, nuk mund të përballojnë as pak ditë pushimi.
Mjekëte vazhdimisht përsërisin apelin për shmangien nga dielli nga ora 10:00 e paradites deri në 18:00 të pasdites.
Ndërkohë, meteorologhët në fillim të kësaj jave kanë parashikuar rritje të temperaturave dhe rikthim të masave ajrore afrikane, duke bërë që temperature mesatare të arrijë në 29 gradë celcius gjatë ditës