Kompania Vodafon vijon që në Shkodër të ketë probleme të konsiderueshme duke mos dhënë shërbimin siç duhet për qytetarët. Shqetësimet nisin që nga valët telefonike për të vijuar me shkëputjen e internetit që bllokon plotësisht komunikimin për qytetarët apo bizneset si dhe problem mbeten edhe çmimet e shtrenjta.
Ndërkohë qytetarët tregojnë se çmimet e Vodafon në Shqipëri janë ndër më të shtrenjtat në Europë.
Sipas qytetarëve Shkodra vijon që të mos ketë një mbulim cilësor nga kompania Vodafon sa i përket internetit duke patur herë pas here shkëputje ose një internet të dobët që nuk mundëson komunikimin siç duhet.