Qytetarët e Shkodrës kanë ankesa të shumta për kompaninë celulare Vodafon. Shërbimet që ata ofrojnë kanë shumë probleme shprehen qytetarë të cilët përdorin kartat telefonike të kompanisë Vodafon. Shqetësuese mbeten që nga valët telefonike dhe deri tek rrjeti i internetit që ka shumë probleme duke mos funksionuar siç duhet.

Qytetarët duhet të telefonojnë njëri-tjetrin disa herë për t’u lidhur për shkak të mungesës së valëve duke qenë një mungesë serioze kryesisht në rastet emergjente dhe kur qytetarët kanë nevojë për ndihmë nga familjarët, të afërmit apo miqtë e tyre apo edhe në rastet e marrëdhënieve të punës. Po ashtu po aq shqetësuese mbetet edhe mungesa shërbimit të internetit ashtu siç duhet. Shërbimi 4G lë shumë për të dëshiruar duke sjellë shumë pakënaqësi tek abonentët e Vodafon.

Në të njëjtën kohë edhe mungesa e mbulimit cilësor në shumë zona të ndryshme të Shkodrës apo edhe njësive administrative nga kompania Vodafon mbetet një problem. Star Plus mirëpret çdo shqetësim që qytetarët shkodran kanë me kompaninë Vodafon lidhur me shërbimet për të cilat i paguajnë por nuk ofrohen siç duhet.

Artikulli paraprakURDHRI NË SHKODËR, ÇDO POLIC KATËR GJOBA
Artikulli tjetërLIBRA PËR FËMIJËT SHQIPTAR NË GREQI