Qytetarët shkodranë vijojnë të ankohen për tarifat mujore të kompanive telefonike. Sipas tyre, çmimet e larta të ofertave e bëjnë të vështirë jetesën për ta pasi jetojnë me të ardhura modeste nga pensionet. Ata edhe më herët janë ankuar në Star Plus Tv se kompanitë e mëdha si “Vodafone” apo “One” po I vjedhin.
Ata kërkojnë që autoritetet përgjegjëse të marrin masa për të ndaluar këtë fenomen.
Vazhdimisht, në redaksinë e “Star Plus Tv” ka ankesa dhe paraqiten shqetësime për kompanitë celulare që kryesisht lidhen me “Vodafone”. Ndërkohë, Star Plus Tv do të ndjekë në vazhdimësi shqetësimet që paraqesin qytetarët shkodranë.