Pasi nuk po gjen drejtësi në lidhje me pronen e pretenduar prej tij, ku janë hedhur inertet e objekteve të shembur nga tërmeti në Kurbin, Andon Meta nga Laçi vendosi të sakrifikojë, duke ndërmarrë një veprim ekstrem.Prej mëngjesit të martes ai ka hyre në grevë urie pa afat, para ambjenteve të prokurorisë së Lezhës, duke bllokuar dhe hyrjen e këtij insitucioni, pasi sipas tij nuk po zbatohet vendimi i gjykatës e cila ka kërkuar hetimin e kryebashkiakes së Kurbinit Majlinda Cara dhe disa zyrtareve të tjerë të kësaj njesie vendore dhe kadastres.

Andon Meta shprehet i vendosur në rezistencen e tij, derisa të marrë një përgjigje zyrtare nga ana e prokurorisë së Lezhës, që sipas tij po zvarrit hetimet që prej muajit prill të vitit 2024-të.

Në lidhje me pretendimet e qytetarit Prokuroria e Lezhës bën me dije Procedimi penal ka nisur nga SPAK i cili ka shpallur moskompetencen me arsyetimin se nuk ka element të vepres penale të “Shpërdorimit të Detyres” dhe çështja i kaloi për hetime prokurorisë lokale.

Por dhe kjo e fundit nuk gjeti element të vepres penale dhe e dërgoi çështjen për pushim në gjykate, por kërkesa nuk u pranua nga gjyqtari Aldi Kareco i cili e kthej çështjen për veprime shtesë dhe nga ana e prokurorisë po vijojnë hetimet.Nga ana tjeter Bashkia e Kurbinit pretendon se është vepruar konform rregullave në pronen ku janë hedhur inertet e tërmetit.

Artikulli paraprakSHËNGJIN, 109-VJETORI I TRAGJEDISË MALAZEZE
Artikulli tjetërRISHQYRTOHET ÇMIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE