Edhe pse shiu nuk i ka favorizuar, banorët e Astirit kanë dalë edhe sonte në protestë për të pestin muaj me radhë në mbrojtje të shtëpive të tyre duke i përcjellë një mesazh të qartë Ramës që ta harrojë se mund të prekë banesat e tyre.

Protestuesit e Astirit i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë sa më masiv në protestën e 16 marsit.

Njëri prej protestuesve i ka kujtur Ramës edhe një barcoletë me Stalinin, duke i kujtuar se duhet ta harrojë se mund të kthejë komunizmin duke u marrë shtëpitë.

“Njëherë Stalini u kërkoi disa zyrtarëve të shikonin gjendjen në një fshat që ishte ankuar për jetesën e vështirë. Kur i pyeti se si ishte gjendja, ata i thanë që gjendja ishte më e keqe se çe kishin menduar. Stalini u lumturua, dhe u tha “Shumë mirë. Kështu duhet. Kjo do të thotë që revolucioni e ka arritur qëllimin.

Unë i them Edi Ramës, që ta harrojë se mund të na kthejë në komunizëm. Ta harrojë se mund të na marrë shtëpitë. Më 16 mars do na ketë aty, me të gjithë forcat”.

I pranishëm në protestë fjalën e mori edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili i kujtoi Ramës se “nëse nuk e di vallen e Napolonit, do e mësosh më datë 16.

Ne e dimë që ti mund të ikësh. Mund të fshihesh kudo, por më datë 16 gjej vrimë miu dhe futu”.

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITËS, PËRFORCOHET SKELA PARA KRYEMINISTRISË, INSTALOHEN 4 KAMERA TË TJERA SIGURIE
Artikulli tjetërVRAU GRUAN ME SQEPAR, PROKURORIA KËRKON 35 VITE BURG