Lëvizja me mjete motorike dhe me biçikleta në pedonalen e Molos, pranë urës së vjetër të bunës në qytetin e Shkodrës është kthyer në shqetësimin më të madh për kalimtarët që prej fillimit të pranverës.
Kjo pedonale shihet si vend qetësie dhe argëtimi ku persona të të gjitha moshave gjejnë hapësirën e tyre dhe e shfrytëzojnë për të kaluar disa orë gjatë ditës. Janë qytetarët që frekuentojnë këtë pedonale, të cilët pranojnë se ndihen të rrezikuar nga levizja e motorcikletavë në këtë zonë.
Ndërkohë, qytetaret shperhen se ka ardhur koha që drejtuesit e papaërgjegjshëm të mjeteve motorike të ndërgjegjësohen për rrezikun që I kanosin kalimtarëve në pedonalen pranë urës së bunës.
Pavarësisht këtij shqetësimi institucionet përgjegjëse kanë vendosur të qëndrojnë në heshtje ndërkohë që qytetarët rrezikohen si çdo vit nga lëvizja e pakontrolluar e mjeteve motorike në ketë zonë.