Ka nisur puna për rikonstruksionin e qëndrës së Qytezës së Lufit një investim I Bashkisë së Pukës
I cili parashikon rikonstruksionin e fasadave, soletave, dritareve, driqimit publik, asfaltimin e pjesve të dëmtuar të rrugës që përshkon qytezen si dhe krijimin e hapsirave të gjelbërta.Kryebashkiaku Gjon Gjonaj I pranishëm në fillimin e këtyre punimeve tha se me ne fund permes ketij investimi që po kryen Bashkia këtyre banorve do t’ju plotësohen standartet për të jetuar në kushte normale. Me tej banorët e falenderuan z, Gjonaj që po bënte realitet një investim për të cilin ata kishin pritur prej 25 vitesh teksa I kërkuan vemendjen e tij dhe per ujin e pijeshem dhe atë vaditës, gjë për të cilat z, Gjonaj premtoj zgjidhje deri në fundin e këtij viti. firma sipërmarrëse do të ketë në dispozicion tre muaj për kryerjen e punimeve ndërsa punonjësit ka qënë një ndër kushtet e Bashkisë që të merren nga Puka dhe nga Njësia Administrative e Lufit me qëllim zbutjen fenomenit të papunësisë.