Pak kush ka dëgjuar për Majën e Kunorës në Pllanë të Lezhës.Edhe më të paktë janë ata që janë ngjitur deri atje për të zbuluar një qytezë mbi 100 vjeçare që austro-hungarezët ngritën për ushtarët e tyre.Për të mbërritur në malin që poshtë tij fsheh disa tunele, ku mbaheshin arsenalet e armëve dhe dhomat ku banonin, duhet të përshkosh një terren shumë të vështirë.Gjurmë të rrugës që mendohet se kanë ndërtuar austro-hungarezët gjenden lehtësisht gjatë udhëtimit.

Për të lehtësuar mbërritjen e atyre që në të ardhmen mund të bëhen kureshtarë për historinë e kësaj qyteze, disa të rinj janë angazhuar për të hapur shtegun dhe për të vendosur sinjalistike.

Tunelet që austro-hungarezet ndërtuan për ushtarët e tyre janë ende në gjendje të mirë. Me sa kanë mundur janë kujdesur edhe banorët.

Në majën e Kunorës shihen ende gjurmët e ndërtesave, pozicionet ku kanë qenë vendosur artileria, ndërsa në brendësi ndodhet edhe një luginë.

Artikulli paraprakDITA FUSHORE E MISRIT, FERMERËT: DO LËMË TOKAT DJERR
Artikulli tjetërVAU DEJËS, KONCERTI PËR SHENJTËRIMIN E NËNË TEREZËS