Institucioni financiar IUTE Credit ka dhuruar disa paisje elektroshtëpiake për Shtëpinë e Fëmijës 0-6 vjeç “Hans Cristian Andersen” në Shkodër. Akan Ajdini, drejtor i përgjithshëm i IUTE Credit thotë se kontribute të tilla duhet të jenë më prezente në shoqëri.
Nga ana tjetër, drejtorja e Shtëpisë së Fëmijës 0-6 vjeç Angjela Radovani, deklaroi se në këtë institucion nuk janë bërë ndërhyrje prej kohësh.
Në Shtëpinë e Fëmijës 0-6 vjeç Shkodër u dhuruan paisje elektroshtëpiake të cilat prej kohësh kanë munguar në këtë institucion. IuteCredit Albania është një partner i besueshëm në shërbimin financiar,
i cili ka filluar aktivitetin në Shqipëri në vitin 2014. Prej një muaji, ky institucion ka hapur filialin më të ri në qytetin e Shkodrës.