Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Vlorë, ku një 48-vjeçar ka rënë aksidentalisht dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në lagjen “24 Maji”. Burime zyrtare bënë me dije se dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar mbi një bordurë dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi G. M., 48 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.