Një 72-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka rënë nga soleta e banesës së tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se e moshuara me inicialet R.L., është paraqitur për ndihmë mjekësore tek urgjenca e spitalit Sarandë rreth orës 10:28.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga soleta e banesës së saj dhe ndodhet ne gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakFAMILJARËT E 8-VJEÇARIT GJUAJNË ME GURË DREJT GODINËS SË BURGUT, JA ÇFARË BËN E ËMA !
Artikulli tjetërMETA: SHQIPËRIA TË PËRMBUSHË DETYRIMET SI ANËTARE E NATO, TË BASHKOJMË PËRPJEKJET PËR TA …