Një 24-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë.

Sipas mediave i riu ishte nga Kaçaniku, ndërsa Policia e Prizrenit bën me dije ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen fatale për të riun, teksa hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

Artikulli paraprak22-VJEÇARJA TENTON T’I JAPË FUND JETËS DUKE PRERË VETEN ME THIKË
Artikulli tjetërÇFARË DO TË NDODHË ME KOMBËTAREN? ARMAND DUKA ZBULON TË ARDHMEN E EDY REJA-S !?