Ra në kontakt me energjinë 14-vjecari vdes duke mjelë lopën
Një 14 vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në fshatin Arbanë te Tiranes. I mituri me inicialet A.S ishte duke mjelë lopën me makineri elektrike, kur ka rënë në kontakt me korrentin dhe ka humbur jetën. I mituri po punonte bashkë me familjarët e tij në fermën me lopë, kur një defekt i makinerisë ka bërë që A.S të bjerë në kontakt me energjinë elektrike. Policia thotë se ka referuar materialet në Prokurori, ndërkohë që po verifikohet se nga se ka ardhur defekti i makinerisë që bënte mjeljen e lopës.